Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 09:35 | Aktualitet

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave të prekur nga virozat e stinës apo dhe gripi.

Për mjekun e njohur ende nuk jemi në sezonin e gripit, teksa e cilësoi situatën si krejt normale që përsëritet nga viti në vit.

“Është ende herët për gripin. Ai vjen në fund të vjeshtës dhe në dimër dhe ndoshta lëviz në mars. Nuk bëhet fjalë për grip, mund të kesh simptoma të ngjashme, por janë lëvizjet e temperaturës. Javës që vjen nis shkolla dhe fëmijët do rrinë në klasa. Ka viroza që janë normale për këtë stinë. Janë gjëra që kanë kaluar dhe gjithnjë do të kalojnë. Kishim një situatë rastesh të ngritura me Covid në qershor, por tashmë jo më. Uljet e temperaturave vetëm mund të ulin imunitetin. Gripi do të qarkullojë gjithmonë”, tha Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos