Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish. Operatorët turistikë në këtë zonë, hotele, restorante dhe biznese të tjera të lidhura me turizmin, shprehen të shqetësuar, duke pohuar se krahasuar me vitet e kaluara, këtë verë fluksi ka rënë ndjeshëm.
Sipas tyre, arsyeja kryesore lidhet me punimet që po zhvillohen në zonën e Drilonit dhe përgjatë rrugës hyrëse për në Tushemisht, të cilat kanë krijuar pengesa në qarkullim dhe kanë ndikuar negativisht në ardhjen e vizitorëve, shkruan A2 CNN.
Tushemishti, fshati i njohur për bukuritë natyrore dhe për historinë e tij po kalon një situatë të vështirë ekonomike këtë sezon. Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe në qytetin e Pogradecit, ku kapacitetet hoteliere janë thuajse të gjitha të rezervuara dhe qyteti po njeh një fluks të shtuar turistësh. (A2 Televizion)