Gara për kreun e BKH, caktohet data për fazën tjetër kualifikuese

Nga Armand Bajrami
18 Korrik 2025, 11:58 | Aktualitet

Gara për kreun e BKH, caktohet data për fazën tjetër

SPAK ka caktuar datën 22 korrik për fazën tjetër kualifikuese të kandidatëve për kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Shtatë kandidatët në garë janë njoftuar se në këtë datë duhet të paraqiten në zyrat qendrore të SPAK për esenë, shkruan A2.

Javën e kaluar, kandidatët iu nënshtruan testimit fizik, në disa disiplina sportive, test që u krye në ambientet e repartit RENEA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos