Siguria në plazhe, Vlora mungesë vrojtuesish, Halili: Po trajnohen pronarë biznesesh

Nga Edi Ruçi
19 Korrik 2025, 15:10 | Aktualitet

Në Vlorë ka një rënie të ndjeshme të interesit për të qenë një vrojtues plazhi. Leneda Halili, trajnuese e vrojtuesve të plazhit thotë se këtë sezon veror vetëm 10 persona janë trajnuar në këtë profesion.

Halili tregon mënyrën e trajnimit të tyre, për shkak se roli i tyre është tepër i rëndësishëm, pasi kemi të bëjmë me shpëtimin e jetës së një njeriu në rast rreziku.

Si shqetësim ngre mungesën e sigurisë në plazhe. Madje sipas saj, si vrojtues plazhi po trajnohen pronarët e bizneseve në mënyrë që të përfitojnë edhe një hapësirë në zonën bregdetare dhe jo persona të gatshëm për ta ushtruar këtë detyrë.

Kullat e vrojtimit në Vlorë kanë marrë tashmë një funksion të ri, prej vitesh ato shërbejnë vetëm për të bërë hije tek pushuesit apo për të vendosur në to rrobat dhe biçikletat dhe jo për të qëndruar aty vrojtuesit e plazhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos