“Netanyahu i ka dërguar Trump një plan të rrezikshëm”, Kondi: Irani u detyrua të sulmojë

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 21:56 | Aktualitet

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Sokol Kondi ka thënë se tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhen me plane të hershme për sulm, të propozuara nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

"Ka që në vitet 80 zoti Netanyahu që thotë se Irani është muaj ose javë larg pajisjes me bombë bërthamore. Ky rrezik ka që në vitet 80 që thuhet dhe ka qenë gati plani për ta sulmuar Iranin. Këtë e konfirmoi dhe ish-zëvendëspresidenti Kerry. E tha publikisht që Netanyahu ka ardhur me këtë plan për të sulmuar Iranin te disa presidentë dhe nuk ia kanë pranuar. Planin e ka pasur që në vitet 80. Irani është në prag të pajisjes me bombë dhe plani i shkon presidentit amerikan, ta sulmojmë, nuk është pranuar deri në kohën e Trump. Kjo është e thënë nga Kerry dhe e artikuluar nga Netanyahu".

Kondi gjithashtu theksoi që Irani u vu në pozitë mbrojtëse dhe se kishte legjitimimin për të mbrojtur veten, duke u kundërpërgjigjur. Ai solli në kujtesë edhe politikën e ndjekur nga Ajatollah Khamenei që ishte kundër kapacitetit ushtarak bërthamor të Iranit.

"Për sa kohë ti ke pranuar një traktat ndërkombëtar të mospërhapjes së armëve bërthamore, je bërë pjesë e saj. Ke pranuar dhe një agjenci ndërkombëtare atomike që të vjen të inspekton në mënyrë flagrante në çdo moment dhe, befas, një president të përjashton nga ky traktat. Ti mendon se ka ardhur koha që do të sulmojnë apo jo? Trump i nxori Shtetet e Bashkuara dhe pikërisht i nxori sepse pamë që ishte bërë gati për ta goditur Iranin dhe në këtë pikë ti çfarë do bësh? Do hash bar apo do marrësh masa të mbrohesh? Tani çdo shtet që synon mbijetesën këtë do bënte. Dhe nuk mendoj se është më edhe fatvaja e famshme e Ajatollahut të ndjerë Khamenei që e ndalonte pajisjen me armë bërthamore te Iranit", tha Kondi në studion e "Off the Record" nga Andrea Danglli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos