Gazetari iranian Arash Azizi, lektor në Universitetin Yale, ka ndarë një analizë mbi zhvillimet e fundit në Iran, duke theksuar se regjimi në Teheran po kalon në një fazë të re transformimi politik dhe institucional.
Duke folur në një lidhje Live me emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Azizi u shpreh se pavarësisht krizave ekonomike dhe presionit ndërkombëtar, regjimi është ende funksional.
“Regjimi duket ndryshe nga çfarë ka qenë më parë. Regjimi është ende i vlefshëm pavarësisht krizave ekonomike. Por tashmë regjimi u kompozua me një formim të ri. Nëse merr një marrëveshje të re me SHBA-të apo jo, në çdo skenar ka sfida të reja. Nuk dihet nëse do ketë marrëdhënie normale me SHBA-të në të ardhmen dhe duket se do ketë kushte të reja, pas atyre që çfarë ndodhën, dhe pritet të ketë ndryshime të reja brenda vendit, por do të ketë një politikë të re anti-amerikane, me një formim tjetër", tha ai.
Azizi theksoi gjithashtu se një nga faktorët kyç që mban në këmbë sistemin aktual është organizimi i brendshëm i mbështetësve të regjimit, të cilët sipas tij kanë treguar aftësi për të përballuar kriza të njëpasnjëshme ndër vite.
“Mbështetësit e regjimit janë të mirëorganizuar dhe kanë patur kriza të mëparshme, është në gjendje të organizojë mirë veten dhe s’ka një opozitë të fortë kundërt. Regjimi është më i mirë riorganizuar se sa kundërshtarët e vet. Kemi një lidership të ri në Iran, kemi persona në pushtet që mund të ofrojnë një kontratë të re shoqërore me iranianët”, shtoi Arash Azizi. (A2 Televizion)