Bllokimi i rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë, ARRSH: U krye shpërthim i planifikuar, shkak punimet

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 19:53 | Aktualitet

Bllokimi i rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë,

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bllokimi i rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë sot është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit. Po ashtu në njoftim thuhet se rruga është bllokuar për 20 minuta dhe më pas qarkullimi ka vijuar normalisht.

Shpërthimi i planifikuar u realizua në orën 12:30, në prani të Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin dhe menaxhimin e qarkullimit të mjeteve. Duke qenë se trafiku në këtë periudhë është minimal, rruga u bllokua për rreth 20 minuta. Pas përfundimit të procesit dhe pastrimit të zonës, qarkullimi vijoi normalisht”, thuhet në njoftim.

Punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë dhe synojnë rehabilitimin e rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi. Aktualisht po punohet për zgjerimin e aksit ekzistues, si dhe për ndërtimin e një aksi të ri prej rreth 600 metrash, ku po kryhen punime gërmimi për trupin e rrugës. Gjatë procesit të gërmimeve, në rastet kur konstatohet material i fortë shkëmbor, është e domosdoshme përdorimi i shpërthimeve me sasi të vogla eksplozivi. Parashikohet që të realizohen edhe 5–6 shpërthime të tjera, ku shpërthimi i radhës mund të kryhet ditën e mërkurë”, vijon njoftimi i ARRSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos