Një projekt i ri është miratuar për Qarkun e Shkodrës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave i quajtur “Porta e Alpeve”. Ministri Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi njoftoi se 100 milionë euro do të përdoren për një sërë investimesh në infrastrukturë e transport me qëllimin për të krijuar një korridor mes Alpeve dhe Adriatiku
Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh: “Çfarë konsiston? Programi dhe marrëveshja ka disa komponentë, ku komponenti i parë ka të bëjë me rehabilitimin e shesheve urbane, rikonstruksionin e bulevardeve dhe qendrave multifunksionale, duke i dhënë hapësira më të mira qytetarëve të gjithë qarkut. Komponenti tjetër ka të bëjë me investime infrastrukturore në akset që lidhin bregdetin e Velipojës, liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe pjesën e Malësisë së Madhe dhe pjesën e alpeve. Gjysma e vlerës së projektit do të mbështetet nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i shtetit”.
“Sepse me anë të kësaj marrëveshje krijojmë për herë të parë një korridor të integruar midis alpeve dhe bregdetit Adriatik, duke krijuar kështu në këtë mënyrë një mundësi për të patur një sezonalitet të plotë turistik nga dimri në verë dhe duke qëndruar më afër qytetarëve dhe për të përmirësuar në zhvillimin ekonomik të gjithë qarkut Shkodër, vijoi ai.
Investime gjithashtu do të ketë në rrjetin e kanalizimeve dhe ujësjellësi, si dhe pjesët që lidhen me transportin urban, por edhe gjithë ato elementët turistike për menaxhimin e ndotjes urbane. (A2 Televizion)