A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 10:31 | Aktualitet

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se Shqipëria do ta vlerësojë një kërkesë të mundshme të Shteteve të Bashkuara për të përdorur bazën ajrore të Kuçovës për të kryer operacione ushtarake kundër Republikës Islamike të Iranit.

“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë”, tha Nufi për gazetarët në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

“Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me përfshirjen e Shqipërisë në aleancë”, shtoi ai.

Disa shtete europiane kanë refuzuar deri tani kërkesën e SHBA për të lejuar bazat e ndodhura në shtetet e tyre që të përdoren për të sulmuar Iranin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos