Borë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 16:54 | Aktualitet

Borë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në rrugë nga temperaturat e ulëta.

Policia ka vendosur efektivë në zonë dhe ka ndaluar përkohësisht lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor, për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës, raporton A2 CNN.

Borë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos