Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 16:25 | Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi

Rreth 90 banorë janë janë evakuar nga Katundi i Ri dhe Sukthi.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se personat e evakuar janë strehuar në struktura hoteliere.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të shumta në qarkun e Durrësit, ku si pasojë humbi jetën edhe një person.

Nga përmbytjet është prekur jo vetëm Durrësi, por edhe disa qarqe të tjera në Shqipëri si Lezha, Gjiroksatra, Korça, Vlora e Fieri.

Sëfundmi situata më alarmante paraqitet në fshatrat përreth lumit Vjosa në Vlorë e Fier, pas daljes së tij nga shtrati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos