
Uji i lumit Vjosë po mbulon çdo gjë në tregun e gjësë se gjallë në Mifol. A2 CNN raporton se uji ka shkuar deri në hyrjen kryesore të tregut. Ndërkohë forcat e emrgjencës kanë nisur fortifikimin e saj me baltë për të krijuar një barrierë mbrojtëse për ujin e lumit, ndërkohë që prurjet janë ende në rritje.

Situata vijon të jetë e tensionuar në zonë, pasi niveli i ujit ka arritur pranë kufirit maksimal të argjinaturës. Për të shmangur çdo rrezik përmbytjeje, strukturat përgjegjëse dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë me vendosjen e thasëve me rërë përgjatë argjinaturës, duke forcuar pikat më problematike.

Sipas informacioneve, prurjet e shtuara si pasojë e reshjeve kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, i cili aktualisht ndodhet në të njëjtin nivel me argjinaturën, duke paraqitur rrezik për tejkalim. Në terren po punohet pa ndërprerje, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të parandaluar çdo emergjencë të mundshme. (A2 Televizion)