
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bashkë me Ministren e Brendshme, Albana Koçiu dhe me Kryetaren e Bashkise Durrës, Emirjana Sako ishin sot në Sukth për të parë nga afër situatën e krijuar nga dalja nga shtrati e lumit Erzen.
Balla ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale që në terren forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile po marrin masat për evakuimin e banorëve të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Kujtojmë se situata në qarkun e Durrësit pas reshjeve të këtyre ditëve ka qenë shumë e rënduar, duke sjellë anomali në gjithë qytetin.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Vadardhë, Sukth, Reshjet e shumta, dalja nga shtrati i lumit Erzen dhe derdhjet nga rezervuarët kanë shkaktuar një situatë tepër të vështirë. Forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile po marrin masat për evakuimin e banorëve (A2 Televizion)