Bregdeti i Vlorës edhe në këtë sezon veror po frekuentohet nga pushues të shumtë, vendas e të huaj. Por për ta shqetësues është se papastërtia përgjatë vijës bregdetare dhe se menaxhimi i hapësirës publike duhet bërë më mirë. Pushuesit thonë se duhet të ketë më tepër kosha mbeturinash.
Theksin e vendosin tek kanalizimet e ujërave të zeza që derdhen në det, si dhe mungesën e rojeve të plazhit. Jo pak shqetësues për ta janë edhe çmimet e larta.
Shumë turistë thonë se kjo nuk është hera e parë që vizitojnë bregdetin e Vlorës dhe se sipas tyre papastërti në këtë bregdet është problem i hershëm. (A2 Televizion)