Ndërhyhet nga ajri, zjarret vijojnë të djegin pyje dhe ullishta në Drenovë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 16:42 | Aktualitet

Ndërhyhet nga ajri, zjarret vijojnë të djegin pyje dhe ullishta

Zona e Drenovës në Mallakastër prej disa orësh është nën pushtetin e flakëve, ku tre vatra zjarri po djegin sipërfaqe të konsiderueshme me kullotë, pyje dhe ullishte.

Vatrat janë riaktivizuara disa herë për shkak të terrenit dhe erës që favorizon rindezjen dhe përhapjen e shpejtë të tyre.

Forcat zjarrfikëse janë përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët, deri sa u realizua ndërhyrja nga ajri pasdrekën e së hënës, që shikohet si mundësia e vetme për të fikur zjarret.

Vatrat e zjarrit janë aktive në këtë zonë që ditën e diel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos