Në Tiranë ka vijuar në orët e vona të së hënës aksioni për heqjen e tendave dhe karrigeve të vendosura pa leje në hapësirat publike.
Punonjësit e bashkisë kanë ndërhyrë në Bulevardin Zogu i Parë, ku janë çmontuar disa prej strukturave që zinin trotuaret dhe pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve, shkruan A2 CNN.
Ky aksion ka nisur prej disa ditësh në vend me qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët. (A2 Televizion)