“Cikël që 9 vjeç, shkak produktet”, toksikologia tregon pasojat nga lëndët toksike

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 10:43 | Aktualitet

Toksikologia Suela Xhufi, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, tregoi pasojat e përdorimit të produkteve kozmetike.

“Janë shumë substanca të cilat bashkëveprojnë me njëra-tjetrën dhe japin një intoksim kronik. Dhe kjo duket te popullata e re. Kemi një cikël menstrual që vjen në moshën 9-vjeçare, kemi fëmijë që janë obezë, kemi një diabet të tipit të dytë që në moshën 30-vjeçare… Këto vijnë si pasojë e produkteve sepse bëjnë çrregullim hormonal”, tha toksikologia.

“Shohim meshkuj që kanë rritje të pjesës mamare dhe kjo vjen nga produktet si shampo apo parfumet, që përmbajnë substanca të dëmshme. Sa më e lirë që të jetë një shampo apo krem, sa më gjatë të durojë, detyrimisht ka një efekt negativ në sistemin endokrin”, shtoi toksikologia Suela Xhufi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos