Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar

Nga Artin Halili
25 Shkurt 2026, 10:22 | Aktualitet

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të

Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë-Thanë, pas katër ditësh të bllokuar për shkak të shembjes së rrugës në fshatin Dragostunjë.

Me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, mjetet u lejuan të riktheheshin dhe u pajisën me një dokument kalimi për të kaluar nga pika kufitare e Bllatës, shkruanA2.

Nëpërmjet rrugës së Arbrit, kamionët do të shkojnë drejt pikës së kalimit kufitar të Bllatës, nga ku do të vazhdojnë rrugën për në destinacion. Prej 4 ditësh, dhjetra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë por edhe pranë Hotolishtit, si pasojë e shembjes së rrugës në Dragostunjë.

Një ditë më parë, ata lëshuan edhe një apel ndaj shtetit shqiptar që t’i ndihmonte pasi ndodheshin në situatë të vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos