Një debat me nota të forta është regjistruar në studion e “Off the Record” mes ish-ministres Mirela Karabina dhe ekspertit të arsimit Pëllumb Karameta.
Dy bashkëbiseduesit replikuan ashpër me njëri-tjetrin në lidhje me gjendjen e arsimit në Shqipëri, ku Karabina kërkonte nga Karameta që të tregonte se çfarë është bërë në këto 13 vite nën drejtimin e kësaj mazhorance.
Ish ministrja shtoi se shkollat janë përdorur politikisht dhe janë futur në një krizë të thellë.
Pjesë nga debati:
Karabina-Faktet janë kokëforta duam zgjidhje, duam transparencës.
Karameta-Tani lëri llafet dhe dëgjo këtu mëso ndonjë gjë.
Karabina-Nuk jemi këtu për të dëgjuar propagandë. Ku jemi me reformën në arsim.
Karameta-Dëgjo të djeshmen që të marrësh vesh ku do të jemi nesër. Dëgjo çfarë po bëjmë. Që jemi keq e the. Ne po të jap një vështrim timin pse jemi në këtë gjëndje. Një faktor është tranzicioni ekonomik. Unë nuk vij te partia jote të prish partinë.
Karabina-Dëmi që është bërë është i madh. Duhet të japin përgjigje.
Karameta-Të të kujtoj atë historinë e breshkës në fund të pusit. Nuk doja ta thoja. Mos e ulim muhabetin në këto nivele.
Karabina-Duhet të kemi etikë në komunikim. Mënyra le për të dëshiruar.
(A2 Televizion)