Prej më shumë se 20 vitesh, dhjetëra tregtarë paguajnë taksa për të shitur në tregun e Novoselës. Në fakt, “tregut” i ka mbetur vetëm emri, ngaqë vijnë tregtarët, pasi nga infrastruktura dhe kushtet nuk ka asgjë të përbashkët me një treg.
Banorë të zonës, por që jetojnë dhe punojnë në emigrim, shprehen se një treg i tillë ngjan si në mesjetë.
Ndërsa për tregtarët, dalja në treg është bërë si lotari. Si nga mungesa e kushteve ashtu edhe nga rënia e fuqisë blerëse, tregtarët detyrohen të marrin sërish mbrapsht thuajse të gjithë mallin që sjellin, shkruan A2.
I vetmi investim që bëhet në këtë treg nga pushteti lokal, një herë në disa vjet, është pak çakull, sa herë që dalja e Vjosës mbulon këtë vend me baltë. (A2 Televizion)