“Sistemi arsimor nuk ka shtyllë kurrizore”, pedagogu: Nxënësit nuk janë të sigurt

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2024, 21:02 | Aktualitet

“Sistemi arsimor nuk ka shtyllë kurrizore”, pedagogu:

Pedagogu Ervin Goci ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin ku foli në lidhje me gjendjen ku ndodhet arsimi në vendin tonë.

Goci u shpreh se sistemi nuk është unitar, teksa shtoi se është edhe i keqadministruar.

“Shikojmë disa institucione të cilat janë të shkëputura nga sistemi i arsimit. Shoh shkëputje nga shkolla e mesme me universitetin. Sistemi nuk është unitar. Nuk ka një shtyllë kurrizore. Ka një keqadministrim. Nuk është vetëm sherri. Sa vjen shtatori, maturantë dalin në rrugë për vjedhje testesh. Sistemi është në krizë, i çorientuar. Nuk janë nxënësit në një strehë të sigurt”, tha Goci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos