
Djali i Fatos Nanos, Sokoli, është përlotur teksa ka mbajtur fjalën e tij në homazhet për të atin.
Duke e cilësuar Fatos Nanon si një kampion, ai e falënderoi për të gjitha të mirat që ai i dha familjes dhe gjithë Shqipërisë.
Sipas Sokolit, Nano ishte një njeri që e donte lirinë dhe bëri gjithçka për një Shqipëri të lirë e demokratike.
“Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë. I pari që nuk e kishte frikë humbjen, sepse ishte një kalorës. Dhe më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi shumëçka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjësi, ringritjen.
Ai ishte njeriu shumë-dimensional që më foli për social-demokracinë, për lirinë e tregut, për distancimin nga frika, sepse ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Sot i them lamtumirë tim eti dhe faleminderit për trashëgiminë e vyer që na la. Faleminderit kampion për guximin, për kulturën, për qytetarinë dhe për zemrën”, tha mes të tjerash Sokol Nano. (A2 Televizion)
