
Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati i tij duke përmbytur aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Edhe pse në sasi të vogël për momentin uji ka dalë në sipërfaqen e rrugës.
A2 CNN raporton se është përmbytur thuajse tërësisht kantieri i rrugës së re të Viroit në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.

Nga vërshimi i lumit Drino jashtë shtratit, sipërfaqe të tëra tokash, vreshtash apo pemëtarie janë mbuluar nga uji.
Aktualisht në zonën e Dropullit vijon ndërprerja e energjisë elektrike.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
