Vjosa në pikë kritike, vijon përmbytja e tokave dhe banesave, banorët: Jemi të rrezikuar

Nga Edi Ruçi
20 Nëntor 2025, 23:23 | Aktualitet

Reshjet e shiut gjatë orëve të mbrëmjes duket se e kanë përkeqësuar situatën në Vjosë, pasi lumi është në pikën kritike dhe vijon të zgjerojë hartën e tokave të përmbytura. Banorët e zonës së Novoselës pohojnë se rrezikojnë të përmbyten, pasi reshjet gjatë natës kanë qenë me intensitet të lartë.

Nga ana tjetër, Emergjencat Civile bëjnë me dije se, në koordinim me prefekturën e Vlorës dhe atë të Fierit, po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm nivelin e ujit në lumin Vjosë. Aktualisht, 14 banesa janë nën ujë në bashkitë e Vlorës dhe të Fierit, konkretisht 10 banesa në njësinë Novoselë dhe 4 në Ferras, shkruan A2 CNN.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, është shprehur se janë evakuuar 14 familje, ndërkohë që niveli i lumit Vjosë ka kaluar mbi 8 metra, çka e mban situatën ende në alarm. Sipas Çakos, prurjet në Tepelenë dhe Memaliaj kanë qenë në rënie, por efektet pasqyrohen disa orë më vonë në zonën e Nartës dhe Novoselës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos