
Në qarkun Gjirokastër gatë natës ka patur reshje me intensitet të lartë, të cilat kanë shkaktuar prezencë të ujit dhe inerteve në akset rrugore Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, Tepelenë-Gjirokastër, pranë shkallës së zezë dhe Gjirokastër-Kakavijë përballe fshatit Bularat.
Firmat kontraktore kanë punuar dhe këto akse janë të qarkullueshme. Niveli i Vjosës në orën 06.30 në urën e Memaliaj ka qenë 6.2 metër kurse në urën e Përmetit ka qenë 4.4 metra.
Janë pa energji elektrike fshatrat e zonës së Luftinjes dhe Buzit në Memaliaj për shkak se përcjellësit e fiderave Miniera 1 dhe Maricaj vazhdojnë në të jenë në kontakt me rrjedhën e lumit Vjosa. Në Gjirokastër problem fshati Lazarat për furnizim me korrent. (A2 Televizion)
