Dëmtohet një tubacion kyç i ujit të pijshëm në Vlorë, vijon puna për riparimin e tij

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 20:52 | Aktualitet

Dëmtohet një tubacion kyç i ujit të pijshëm në

Një tubacion kyç i ujit të pijshëm është dëmtuar ditën e sotme në Vlorë, e cila ka lënë përkohësisht pa ujë një pjesë të qytetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, së bashku me kreun e Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati, kanë inspektuar nga afër dëmtimin e rëndë në tubacionin me diametër 1000 mm.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se gjatë pasdites është realizuar një zgjidhje provizore për furnizimin me ujë të qytetit, e cila nuk është përfundimtare.

Për shkak të defektit të rëndë, ndërhyrja do të vijojë sërish në orët e mëngjesit, me qëllim riparimin e plotë të tubacionit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë për qytetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos