
Ura e Glinës, në territorin e Bashkisë Dropull, ka pësuar dëmtime serioze si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta të lumit Drino.
Për të garantuar sigurinë e banorëve të 5 fshatrave, të cilët e kanë të vetmen urë komunikimi me pjesën tjetër të Dropullit dhe Gjirokastrës, grupi i emergjencave ka vendosur ndalimin e mjeteve në këtë urë, shkruan A2.
Të penalizuar nga kjo situatë janë dhe bizneset që operojnë në këtë zonë, ku tashmë mjetet e tyre të tonazhit të rëndë qëndrojnë të bllokuar pranë subjekteve tregtare. (A2 Televizion)
