Deputeti Luan Baçi viziton zonat e përmbytura në fshatin Mbrostar të Fierit: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 17:46 | Aktualitet

Deputeti Luan Baçi viziton zonat e përmbytura në fshatin

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të dëmeve kolosale të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun Fier.

Komentet Baçi i bëri në një prononcim për mediat, teksa monitoroi nga afër situatën e dëmeve në fshatin Mbrostar të Fierit.

“Kryeministri heziton të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi do t’i përdorë paratë e qytetarëve për tendera e konçensione”, ka thënë mes të tjerash Baçi.

Baçi ka denoncuar gjithashtu verifikimet selektive që sipas tij janë bërë në banesat e zonave të përmbytura, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se qarku i Fierit ka qenë ndër më të prekurit nga përmbytjet, pasi një pjesë e fshatrave të tij janë përmbytur nga ujërat e lumenjve Vjosa dhe Seman, pas daljes së tyre nga shtrati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos