Përmbytjet në Dimal të Beratit, 3 ministra ‘zbarkojnë’ në terren, shohin nga afër dëmet e shkaktuara

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 17:19 | Aktualitet

Përmbytjet në Dimal të Beratit, 3 ministra

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, kanë vizituar këtë mesditë zonat më të prekura nga përmbytjet në qytetin e Dimalit, konkretisht fshatrat Banaj dhe Sheq.

Të shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema, ata panë nga afër dëmet e shkaktuara në banesa, toka bujqësore dhe blegtori.

Gjatë vizitës, kryebashkiakja Mema u shpreh se janë marrë të gjitha masat për strehimin e banorëve të evakuuar, sigurimin e ushqimit për bagëtitë si dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës nga strukturat vendore, shkruan A2 CNN.

Qarku i Beratit, e veçanërisht zona e Dimalit, mbetet ndër më të goditurat nga reshjet intensive, ku me dhjetëra familje kanë pësuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe të mbjella. Autoritetet janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e gjendjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos