Dhuratë nga Italia! Mbërrin në Durrës anija korvetë e klasit Cassiopea

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 14:35 | Aktualitet

Mbërriti në Durrës anija patrulluese Libra e klasit Cassiopea.

Ajo ju dhurua Forcës Detare nga partnerët italianë. Anija do të jetë më e madhja e forcës sonë detare dhe do të shërbejë për misione patrullimi.

Për komandantin e Forcës Detare shqiptare, kjo anije i duhej në këtë moment vendit tonë, shkruan A2.

Ajo shton kapacitetet operacionale jo vetëm për detyrat dhe zbatimin e ligjit në det, por edhe në shërbim të detyrave që na lindin si vend i NATO-s.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos