Ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia drejt vendit tonë kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme. Por këtë situatë po e vuajnë fermerët e luleshtrydheve në Myzeqe.
Jo vetëm ka një rënie drrastike të çmimit në tregjete vendit, por grumbullesit as nuk po marrin ngarkesat e fermerëve. Ata protestuan pas penalizimit në grup dhe kërkojnë nga shteti të ndërhyjë për të kryer analizat e produkteve dhe për të stabilizuar çmimin.
Ishin katër ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia në Shqipëri që rezultuan me pesticide. Shqetësimi u përcoll nga sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin i Komisionit Europian. Një ngarkesë u fut në treg më 17 shkurt, 2 në mars dhe një më datë 1 prill.
Por këto nuk kanë lidhje me prodhimin tonë vendas, për të cilin fermerët thonë se po paragjykohen në bllok. Ulja e çmimit dhe refuzimi i produkteve nga grumbulluesit sipas fermerëve është dëmi radhës pas atij që patën nga ndryshimet e forta të klimës gjatë kësaj periudhe. (A2 Televizion)