Vaksina e gripit edhe në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë: Mbron nga simptomat e rënda

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 21:01 | Aktualitet

Me shtimin e rasteve të virozave përgjatë muajve të dimrit, autoritetet pohojnë se do të forcojnë masat parandaluese, duke e vënë theksin te vaksinimi si mjeti më efektiv për mbrojtjen e shëndetit publik.

Lajmin e bëri të ditur zëvëndësministja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, përgjatë një inspektimi në Qendrën Shëndetësore Nr.2, si dhe gjatë një vizite në familjen Berxolli, shkruan A2 CNN.

Autoritetet bëjnë me dije se shërbimi i vaksinimit ofrohet jo vetëm në qendrat shëndetësore, por edhe në banesë, për qytetarët që për arsye shëndetësore apo fizike nuk kanë mundësi të paraqiten pranë strukturave mjekësore.

Familja Berxolli, e cila prej vitesh ndjek rregullisht kalendarin e vaksinimit, dëshmon se kujdesi i vazhdueshëm dhe parandalimi kanë ndihmuar që secili dimër të përballohët me më pak komplikacione shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos