Autoritetet greke kanë vënë në zbatim një sistem të ri kontrolli për hyrje-daljet drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ky sistem parashikon fotografimin e fytyrës dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve për çdo udhëtar që kalon kufirin.
Kjo gjë ka krijuar radhë të gjata në pikat kufitare me Shqipërinë. Burime nga kufiri bëjnë me dije se procesi i verifikimit kërkon më shumë kohë për çdo udhëtar, ç’ka ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të qarkullimit, veçanërisht në oraret me fluks të lartë. (A2 Televizion)