Divjaka hap sezonin turistik, koncert me këngë myzeqare dhe panair gatimesh

Nga Armend Pire
1 Qershor 2024, 14:19 | Aktualitet

Divjaka ka çelur sezonin turistik në parkun kombëtar të saj. Një panair gatimesh me ushqime vendase dhe një koncert me këngë popullore, mirëpritën qindra qytetarë. Pritshmëritë për këtë vit janë të larta nga operatorët turistik vendas.  Divjaka çel zyrtarisht sezonin turistik.

Nëpërmjet një feste të organizuar në parkun kombëtar të Divjakës, shumë qytetarë morën pjesë në eventin e organizuar nga pushteti vendor. Veshje tradicionale, gatime të zonës, biznese turistike u ekspozuan në sheshin përpara Kullës 360 gradë.

Ky sezon pritet të jetë më i suksesshmi për operatorët turistikë. Një numër i madh turistësh kanë nisur të frekuentojnë plazhin e Divjakës gjatë gjithë muajit maj, por sezoni i verës pritet të ketë 3-fishim të numrit të vizitorëve.

Kryetari i bashkisë Divjakë Josif Gorrea dhe deputeti i zonës Erjon Braçe uruan çeljen e sezonit, ndërkohë që panë nga afër ekspozimet me gatime tradicionale që kishin ardhur në këtë ceremoni festive. E veçanta e gatimeve është fakti që të gjitha janë bërë me produktet e prodhuara nga tokat e Divjakës.

Një koncert me valle popullore myzeqare  dhe këngëtarë të njohur mbyllën programin e çeljes zyrtare të sezonit turistik 2024 në Divjakë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos