Dokumentet e identifikimit mund t’i rinovoni kudo në Shqipëri, pavarësisht ku banoni, IdentiTek thjeshton aplikimin

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 11:36 | Aktualitet

Dokumentet e identifikimit mund t’i rinovoni kudo në Shqipëri,

Qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri. Me udhëzimin e ri të Ministrisë së Brendshme bëhet e ditur se të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti mund të kryhen në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Sipas Ministrisë, ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes.

Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi.

Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi.

IdentiTek mbetet i angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë, përmes zgjidhjeve që vendosin në qendër nevojat e tyre dhe lehtësojnë aksesin në shërbimet e identifikimit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos