Pa energji disa fshatra dhe probleme nga dherat në disa akse në Gjirokastër

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 10:08 | Aktualitet

Pa energji disa fshatra dhe probleme nga dherat në disa akse në

Vijon të mbetet ende problematike situata në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e motit të keq. Në përditësimin e fundit mëngjesin e sotëm bëhet e ditur se vijojnë ende reshjet e shiut. Porblematika janë hasur në disa akse si pasojë e dherave dhe në mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra.

Pranë Shkallës së Zezë në aksin Gjirokastër-Tepelenë vijon qarkullimi me një kalim. Po kështu edhe në aksin Përmet - ⁠Dogana e Tre Urave, qarkullimi në fshatin Petran kryhrt me një sens lëvizje.

“Gjatë natës në territorin e qarkut ka patur reshje shiu, të cilat vazhdojnë. Nga komunikimi me DVP e qarkut informohem se aksi rrugor Gjirokastër - Tepelenë vazhdon të jetë me një kalim pranë Shkallës së Zezë, kontraktori është prezentë gjatë gjithë kohës dhe po punon për largimin e dherave.

Aksi rrugor Përmet - ⁠Dogana e Tre Urave është i qarkullueshëm me një sens në hyrje të fshatit Petran. Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje”, njoftojnë autoritetet vendore.

Edhe ditën e sotme vazhdon puna në të gjitha bashkitë për normalizimin e problematikave në qendrave urbane dhe hapjen e atyre segmenteve që janë të bllokuara në rrugët rurale.

⁠Nga OSHEE bëhet e ditur se mungon energjia elektrike në njësinë administrative Kurvelesh, bashkia Tepelenë dhe  Ballaban, bashkia Këlcyrë. 

Ndërkohë niveli i Vjosës në pikëmatjen e Memaliajt është 4 metër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos