
Dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore kanë kërkuar sërish protestuesit e "Shqipëria Bëhet" para kryeministrisë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në orën 12:00 ka nisur protesta e "Shqipëria Bëhet" para Kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Më herët, Adriatik Lapaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku ftonte qytetarë t'i bashkohen në protestë: “Duke u bërë gati! Në 12.00 përballë hajdutëve te Kryeministria! Ju pres!”
Që prej datës 8 dhjetor, Adriatik Lapaj vijon qëndresën e tij pa ndërprerje poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje për bashkim dhe partive të tjera opozitare, me kushtin që të protestojnë pa logo.
Kjo protestë vjen pas asaj që u mbajt me 20 dhjetor, ku qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së Lapajt.
(A2 Televizion)