Tyrbja e Abaz Aliut mbulohet nga bora, Rama ndan pamjet magjepsëse nga Mali i Tomorrit

Nga A2 CNN
4 Janar 2026, 09:44 | Aktualitet
Tyrbja e Abaz Aliut mbulohet nga bora, Rama ndan pamjet magjepsëse nga Mali

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga Mali i Tomorit, ku reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë skalitur forma spektakolare në këtë vend të shenjtë, shkruan A2 CNN.

Siç shihet edhe nga pamjet e shpërndara nga kreu i qeverisë, tyrbja e Abaz Aliut në majën e malit, në lartësinë 2417 metra mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit është e mbuluar nga bora duke ofruar këtë fillim viti një pamje magjepsëse.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje fantastike nga Mali i Tomorrit, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, përcjell A2 CNN.

Mali i Tomorrit përveçse një kult besimi, konsiderohet edhe një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës. Besimtarë nga i gjithë Ballkani kryejnë pelegrinazh në tyrben e Abaz Aliut, e cila tërheq çdo vit qindra vizitorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos