Erë e fortë dhe dallgë të larta, pezullohet lundrimi i tragetit me Brindizin në Vlorë

Nga Edi Ruçi
4 Janar 2026, 11:36 | Aktualitet

Erë e fortë dhe dallgë të larta, pezullohet lundrimi i

Moti i keq ka përfshirë qytetin e Vlorës. A2 CNN raporton se era e fortë bregdetare vazhdon edhe këtë të diel me shpejtësi, duke bërë që deti të jetë me dallgë të larta që shkojnë deri në 1.5 metra.

Kjo bën që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin dot në det, për këtë arsye lundrimi i tyre vazhdon i pezulluar, raporton A2 CNN.

Ndërkohë është pezulluar edhe lundrimi i tragetit i linjës me Brindisin, pasi forca e detit është në rritje. Ky traget po qëndron në radë, në det të hapur për të shmangur përplasjet që mund të shkaktohen me kalatat e portit detar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos