Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen nga detyra këtë të enjte.
A2 CNN ka mësuar se Toska i ka paraqitur dorëheqjen kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj dhe ka sqaruar se motivacioni lidhet me arsye personale të saj.
Me largimin e Toskës, Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në organikë për të funksionuar normalisht.
Elsa Toska u bë pjesë e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019, ku emri i saj u votua në Kuvend me 105 vota pro dhe 2 kundër.
Gjyqtarja ka një CV të pasur dhe pas kalimit të vettingut, pasi ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese.
Më 12 shkurt të këtij viti, Toska kaloi me sukses vettingun duke u konfirmuar në detyrë. (A2 Televizion)