Drafti i një Kodi të ri Penal, nga liria me kusht e të dënuarve përjetë te minorenët 21 vjeç

Nga Armand Bajrami
25 Korrik 2025, 15:37 | Aktualitet

Ministria e Drejtësisë prezantoi projektin e një Kodi tëri Penal, ku propozohet ndër të tjera, mundësia e lirimit me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm. Dokumenti i ri ligjor u hartua nga grup pune i kryesuar nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i njëjti që ndau risitë e draftit. 

“Ne kemi pasur disa pengesa në ligj që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht për sa lidhet me burgimin e përjetshëm. Njerëzit ndryshojnë, njerëzit përmirësohen, nëse kushtet në të cilat vendosen dhe puna me ta është e efektshme”, tha Rakipi.

Drafti parashikon edhe ndryshim të kufirit moshor të të miturve. 

“Ta rrisim nivelin e moshës dhe kemi parashikuar, që nëse do të plotësohen disa kushte ë tjera që janë të caktuara në ligj, si i mitur mund të trajtohet edhe një 21-vjeçar”.

Ministri i Drejtësisë i bëri një ftesë publike opozitës parlamentare për kontribut në jetë Kod të ri. 

“Opozitës së vendit tim, të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit publik. Kodi i ri Penal është  një akt shtetëror dhe i përbashkët i shqiptarëve. Në BE shkon Shqipëria, jo veç një qeveri a një forcë e caktuar politike”, tha Manja.

Ndërsa kreu i Gjykatës së Lartë tha se ai dhe komuniteti i profesionistëve ende nuk ishin njohur me versionin final të projektit, por ndau bindjen se ç’ duhet të përfaqësojë Kodi i ri. 

Mes risive në projektin e Kodit të ri ishte edhe kriminalizimi i disa veprave të reja, si terrorizmi kibernetik, evazioni fiskali sofistikuar, trafikimi i armëve të printuara në 3D, mashtrimi me produktet ushqimore, pengimi i drejtësisë, konflikti i interesit të avokatit dhe mosparaqitja në seancës, si edhe vrasja me pëlqimin e viktimës, apo shkaktimi i vetëvrasjes përmes bullizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos