Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë në territorin e malit të Moravës mbi qytet.
Terreni i thyer malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe favorizimi nga era ka bërë që flakët të zgjerohen mbi fshatin Barç.
Nga komunikimi me nënkryetarin e bashkisë Korçë, Kletjon Kita, bëhet me dije se përsëri forcat pyjore, ato të ndërmarrjes së shërbimeve publike, do të rinisin punën për izolimin e flakëve ditën e nesërme, pasi është e pamundur ndërhyrja gjatë natës.
Sipërfaqja e djegur është mbi 20 hektarë me bimësi të ulët dhe pisha. (A2 Televizion)