Sakrificë e përditshme për një pikë ujë. Kështu fillon dita për 120 familjet e fshatit Gjerbës të Mallkastrës.
Me bidona në duar dhe duke mbajtur radhë në të vetmen çezmë të njohur si çezma e Vidhajt, banorët e Gjerbësit detyrohen të mbushin ujë për të pirë, për t’u larë dhe për përdtishmërinë. Kush ka mundësi me mjete motorrike ose gomerë vjen dy herë në ditë, shkruan A2 CNN.
Të tjerët një herë. Edhe personat më aftësi të kufizuara nuk përjashtohen nga kjo përditshmëri, që i sfidon për të siguruar pikën e ujit.
Edhe banorët e tjerë tregojnë vuajtjet për të siguruar elementin kryesor të jetës, ujin, që u’a kanë premtuar për dekada me radhë.
Të lodhur me kërkesa dhe premtime, banorët propozojnë që vështirësitë që ata kanë vite me radhë dhe që i vuajnë, t’i provojnë vetëm 24 orë deputetët. (A2 Televizion)