
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, ka mbërritur në Kuvend, ku pritet të paraqesë raportin vjetor mbi punën e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024.
Dumanin e shoqërojnë dy prokurorët e SPAK, Adnan Xholi dhe Klodian Braho, të cilët janë edhe dy nga katër kandidatët që kanë marrë miratimin e KLP për garën e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme.
Në seancën e raportimit ndodhet gjithashtu edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të prezantojë përpara deputetëve punën e institucionit që drejton dhe rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar.
Institucionet e drejtësisë po ashtu do të zbulojnë në Kuvend sfidat dhe prioritetet e tyre për vitin e ardhshëm. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
