“Flija e Kukësit, specialitet tradicional i garantuar”, Rama: Hapi i parë drejt regjistrimit si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 16:09 | Aktualitet

“Flija e Kukësit, specialitet tradicional i garantuar”, Rama:

Regjistrimi i FLI-së si produkt STG, (Specialitet Tradicional i Garantuar) shënon hapin e parë drejt regjistrimit të FLI-së si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, pas lajmit se flija e Kukësit është një tjetër produkt autokton shqiptar, që po shkon drejt procesit të regjistrimit si markë e mbrojtur.

“Regjistrimi i FLI-së si produkt STG, (Specialitet Tradicional i Garantuar). Kjo ngjarje shënon hapin e parë drejt regjistrimit të FLI-së si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike”, shkruan Rama.

A2 CNN mëson se flija e Kukësit ka kaluar testet e verifikimit të përputhshmërisë për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe traditës, për të marrë kështu logon kombëtare dhe prezantimin e tij në treg si “Specialitet Tradicional i Garantuar”.

Ekspertë të bujqësisë dhe donatorë të fushës, organizuan një aktivitet të veçantë mbi fli-në, tek një bujtinë në Kukës, për të promovuar turizmin rural dhe trashëgiminë lokale.

“Flija e Kukësit, specialitet tradicional i garantuar”, Rama:

Pesë gra vendase gatuan FLI-në tradicionale, e cila u shijua në një degustim si hap i parë drejt regjistrimit të saj si Specialitet Tradicional i Garantuar (TSG). Në aktivitet ishin të pranishëm edhe anëtarë të Komisionit të Skemave të Cilësisë, për të përzgjedhur versionin më autentik.

“Flija e Kukësit, specialitet tradicional i garantuar”, Rama:

Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka certifikuar deri tani me emërtim “Specialitet Tradicional i Garantuar” 4 produkte tipike: Djathi i Ziem, Veleçik, Shkodër; Mjalti i Bedunicës, Përmet; Djathi i Dhisë, Bjeshkët e Runjës, si dhe djathin e Mishavinës të Kelmendit, që i japin vlerë të shtuar traditës së trojeve tona nga veriu në jug të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos