Pavarësi dhe bashkëpunim, Vlora mbledh kryetarët e gjykatave të larta të rajonit

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 12:47 | Aktualitet

Konferenca e kryetarëve të gjykatave të larta të Evropës qendrore dhe asaj lindore rikthehet në vendin tonë pas 13 vitesh. Kësaj radhe pritja u bë në qytetin e Vlorës, ku u hodhën bazat e para të shtetit modern shqiptar dhe natyrisht institucioneve të tij mes të cilëve dhe gjykata.

Në hapjen e konferencës ishte i pranishëm presidenti i republikës Bajram Begaj, ministri i drejtësisë Ulsi Manja si dhe përfaqësues të drejtësisë amerikane.

Presidenti i Republikës në fjalën e tij e vuri theksin në investimet që duhet të bëhen në gjyqësor me qëllim rritjen e pavarësisë së tij.

Për ministrin e drejtësisë, investimet që po bëhen në gjyqësor synojnë përvec të tjerave edhe modernizimin e sistemit gjyqësor në funksion të rritjes së besimit të drejtësia.

Ndërsa për kryetarin e gjykatë së lartë shqiptare, bashkëpunimi mes vetë gjykatave të larta mbi praktikat, është mjaft me rëndësi për dhënien e drejtësisë.

Konferenca e kryetarëve të gjykatave të larta të Evropës qendrore dhe lindore do t’i vazhdojë punimet e saj në Vlorë për dy ditë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos