Kulmi i sezonit, IMT nis prishjen e objekteve në jug të vendit

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 10:38 | Aktualitet

Kulmi i sezonit, IMT nis prishjen e objekteve në jug të vendit

Inspektorati i mbrojtjes së territorit ka zbarkuar që prej ditës së djeshme në bregdetin e bashkisë Himarë.

Sipas të dhënave, IMT  ka të parashikuara për të shembur dhjetëra objekte në qytetin bregdetare, ndonëse sezoni turistik tashmë ka nisur.

Objektet janë me konstruksion hekuri dhe druri, kryesisht bare, beach bare, njësi shërbimi.

Mësohet se janë objekte të cilat funksionojnë pa leje. Ata janë ndalur fillimisht në fshatin turistik të Dhërmiut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos