Monumentet historike e arkeologjike të Elbasanit, po vizitohen gjithnjë e më shume nga turistë vendas dhe të huaj. Në ditët e fundit të gushtit, grupe vizitorësh gjermanë kanë zgjedhur të shohin nga afër kalanë, xhaminë në qendër të qytetit dhe atraksione të tjera kulturore, duke shijuar gjithashtu gatimet tradicionale.
"Është vërtetë impresionuese të vizitosh këtë qytet i cili është mjaft i bukur dhe tërheqës për vizitorët. Shëtitja rreth mureve të kalasë të ngjall një emocion të veçantë. Po kështu edhe vizita tek xhamia e re është mjaft mbresëlënëse. Edhe njerëzit duken të gëzuar dhe mjaft mikpritës”, thotë një qytetar.
“Jam nga Gjermania. Po bëjmë një tur nëpër Shqipëri. Ndalesa këtu në Elbasan të lë shumë mbresa. Interesante janë sajtet turistike të cilat ia vlen t’i vizitosh të gjitha, pavarësisht se kemi ndaluar vetëm për pak ore, për të vazhduar më pas në qytete të tjera të Shqipërisë”, shprehet një turiste.
Guida e grupit shpjegon se interesi i vizitorëve të huaj për Elbasanin është rritur ndjeshëm vitet e fundit, edhe pse shërbimet turistike mbeten një sfidë
Edhe gjatë muajve të verës, Elbasani ka pasur një frekuentim të vazhdueshëm nga vizitorët e huaj, të cilët janë të apasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kulturore që ky qytet ofron. (A2 Televizion)