“Çmimi i ujit nuk do të rritet!” Balluku: Mbrojtje më të fortë për burimet ujore

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 11:57 | Aktualitet

Çmimi i ujit nuk do të rritet! Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit. Në fjalën e saj Balluku theksoi se do të sigurohet një mbrojtje më e fortë për burimet ujore.

“Të gjithë dalin dhe thonë se qeveria do të rrisë çmimin e ujit, por nuk është e vërtetë. Do të sigurohet mbrojtje më e fortë për burimet ujore. Do të ketë edhe një përshpejtim të zhvillimit teknologjik. Flasim për sigurinë e produktit që shpërndahet në çdo shtëpi. Ne do të kemi edhe një njësi të dedikuar, pjesë e operatorit  të prodhimit të ujit e ngritur mbi kërkimin dhe teknologjinë. Asgjë nuk duhet shpikur nga fillimi, sot vende që Zoti nuk i ka bekuar si Shqipëria arrijnë të furnizojnë tregun e tyre 24 orë duke përdorur teknologji. Kjo do të japë mundësi të kemi zhvillime të bazuara me praktika më të mira ndërkombëtare me të gjithë partnerët. Nuk do të jetë e nevojshme që të kemi ndryshime ligjore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos