Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Nga Edi Ruçi
24 Dhjetor 2025, 09:39 | Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës së premte të javës që lamëpas duke vazhduar në rritje për disa ditë.

Megjithëse fundjave, e shtuna dhe e diela mbeten pika kulmore me shifra më të larta në rritje edhe ditët e kësaj jave të re kanë patur një fluks në rritje.

Këtë të mërkurë kanë mbërritur në portin e Vlorës 444 pasagjerë por edhe 46 persona nga ekuipazhi. Gjithashtu kanë zbarkuar 127 autovetura, 1 kamper, 2 minibus dhe 14 kamiona, shkruan A2 CNN.

Të shumtë në numër janë emigrantë që vijnë për festat në atdhe por nuk mungojnë as shtetas të huaj të cilët vijnë në Vlorë me rastin e festave për ti kaluar këtu ndryshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos